Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, pati nderin të marrë pjesë në organizimin e Shoqatës Boshnjake të Maqedonisë së Veriut “Divan” dhe Shoqatës Rrjeti i të Rinjve Boshnjakë në Maqedoninë e Veriut për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Fillimisht e vizituan Srebrenicën dhe Muzeun e Srebrenicës, ku çdo kënd tregonte histori në vete.
Pastaj së bashku kanë vazhduan qytetit e Sarajevës, ku ishin të ftuar nga Muhamed Jugo nga Drejtoria për Marrëdhënie me Jashtë dhe Diasporën e RBI-së së Bosnjës dhe Hercegovinës, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi shprehu mirënjohje dhe diskutuan për mundësitë dhe bashkëpunim në të ardhmen.
Gjithashtu, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi ka vizituar shtëpinë ku ka jetuar dhe vepruar ish Presidenti i ndjerë Alija Izetbegoviç, e cila shtëpi tani më është shndërruar në muze.
Gjatë kësaj fundjave, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi realizoi takim me shoqatat e mërgimtarëve tanë, si dhe vendas, të cilët kanë biseduar për përditshmëritë e tyre dhe kujtimet nga e kaluar.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi për vizitë zyrtare në Bonjë e Hercegovinë
6





