Në Ohër Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Goran Angelov, dhe Zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi mirëpritën Kryeministrin Hristijan Mickoski, në hapjen zyrtare të Shkollës Verore 2026, ku marrin pjesë fëmijë të mërgimtarëve tanë nga vende të ndryshme të botës.
Prania e Kryeministrit i dha një rëndësi të veçantë këtij organizimi dhe dëshmoi mbështetjen institucionale për fëmijët e diasporës dhe për aktivitetet që forcojnë lidhjet e tyre me vendlindjen.
Shkolla Verore do të zhvillohet deri më 6 gusht 2026, me synimin që pjesëmarrësit të njihen me historinë, kulturën dhe traditat tona, të krijojnë miqësi të reja dhe të forcojnë lidhjen e tyre me vendlindjen.
Të gjithë pjesëmarrësve u urojmë një javë të suksesshme, të mbushur me përvoja të bukura, njohuri të reja dhe kujtime të paharrueshme nga Ohri.



