Shoqata Kulturore “Uskana Ilire” në Stuttgart organizon hapjen zyrtare të veprimtarisë së saj, duke ftuar familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për komunitetin shqiptar.
Ceremonia e hapjes do të mbahet të dielën, më 27 shtator 2026, në ora 14:30, në lokalin Gecko, Hofener Str. 115, 70372 Stuttgart – Bad Cannstatt.
Sipas organizatorëve, kjo nismë synon të krijojë një hapësirë ku shqiptarët në Stuttgart të bashkohen përmes traditës, kulturës, gjuhës dhe aktiviteteve komunitare.
“Një fillim i ri. Një familje më e madhe. Një histori që e shkruajmë së bashku”, është mesazhi i shoqatës, e cila me këtë aktivitet synon të hedhë hapat e parë drejt një veprimtarie të organizuar kulturore në komunitetin shqiptar të Stuttgartit.
Nga “Uskana Ilire” ftohen të gjithë familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe të jenë pjesë e fillimit të një kapitulli të ri të shoqatës.
Traditë • Kulturë • Gjuhë • Bashkim