Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi, mori pjesë në dialogun për politikat publike me temë “Sfidat demografike të lidhura me plakjen e popullsisë dhe ndikimet socio ekonomike në Maqedoninë e Veriut”, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë aktivitet morën pjesë ministri për Politikë Sociale Demografi dhe të Rini Gjoko Vellkovski, koordinatori nacional për demografi, rini dhe resurse njerëzore, Vladimir Gjorçev, përfaqësuesi i Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) Serge Rabier, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat demografike, migrimin, plakjen e popullsisë dhe ndikimet e tyre në zhvillimin socio ekonomik të vendit, si dhe për mundësitë e avancimit të politikave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e këtyre sfidave.
Si Agjencion i Mërgatës vlerësojmë se bashkëpunimi, me mërgatën është i rëndësishëm në adresimin e sfidave demografike dhe në krijimin e kushteve më të mira për të ardhmen e vendit tonë.



