Home » Çegranasi mjeshtri i kuzhinës italiane Faruk Neziri shkëlqen në Milano – mes yjeve të gastronomisë botërore në IBE

Çegranasi mjeshtri i kuzhinës italiane Faruk Neziri shkëlqen në Milano – mes yjeve të gastronomisë botërore në IBE

by Simona Stoleska
3 views

Çegranasi mjeshtri i kuzhinës italiane Faruk Neziri shkëlqen në Milano – mes yjeve të gastronomisë botërore në IBE

Mjeshtri i njohur i gastronomisë, çegranasi Faruk Neziri, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, është pjesëmarrës në IBE (International Business EXPO) – Ekspozitën Ndërkombëtare të Biznesit, që zhvillohet në Milano.

Me një përvojë shumëvjeçare dhe reputacion ndërkombëtar në fushën e gastronomisë, Neziri merr pjesë në këtë ngjarje prestigjioze përkrah emrave të njohur të gastronomisë botërore.

Pjesëmarrja e tij në Milano përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën profesionale, duke promovuar njëkohësisht talentin dhe vlerat e profesionistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Nga Çegrani i Gostivarit deri në skenën ndërkombëtare të gastronomisë, Faruk Neziri vazhdon të dëshmojë se pasioni, përkushtimi dhe profesionalizmi nuk njohin kufij.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе