Home » Formohet Shoqata Humanitare Tuhin-Kaleshe në Amerikë

Formohet Shoqata Humanitare Tuhin-Kaleshe në Amerikë

by Simona Stoleska
8 views

Përshëndetje, të dashur bashkëvendës të Tuhinit dhe Kalesheve,

Urime për këtë fillim të mbarë dhe shpresëdhënës!

Të dielën e kaluar, 20 bashkëvendës u mblodhëm për të nisur themelimin e një shoqate humanitare në Amerikë, me qëllim që të ndihmojmë njerëzit dhe fshatrat tona në nevojë në vendlindje.

Në takim u zgjodh kryesia prej pesë anëtarësh, e udhëhequr nga Rexha. U krijua gjithashtu grupi në WhatsApp për komunikim dhe bashkëpunim, si dhe u përcaktuan emri dhe logoja e shoqatës.

Ky është një hap i rëndësishëm për komunitetin tonë dhe një dëshmi e vullnetit dhe solidaritetit që na bashkon. Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku, me besim, transparencë dhe zemërgjerësi. Çdo kontribut ka vlerë dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha për njerëzit tanë në vendlindje.

Gjithashtu, kjo faqe në Facebook do të shfrytëzohet për informim, njoftime dhe për të ndarë me komunitetin të gjitha aktivitetet dhe zhvillimet e shoqatës.

Më poshtë po ndajmë edhe disa foto nga mbledhja e së dielës, më 20 shtator, si kujtim nga takimi ynë i parë dhe fillimi i këtij rrugëtimi të përbashkët.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе