Home » FALEMINDERIT ITALI! FALEMINDERIT KOMUNËS SË PIZËS!

FALEMINDERIT ITALI! FALEMINDERIT KOMUNËS SË PIZËS!

by Simona Stoleska
5 views

Asociacioni i Kulturës Shqiptare Islame në Piza shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë ndaj shtetit italian, Komunës së Pizës dhe institucioneve përgjegjëse për pajisjen me të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare.

Për komunitetin tonë, mundësia për ta realizuar këtë projekt në përputhje me ligjin dhe pa pengesa ligjore është një arsye e çmuar për mirënjohje dhe një përgjegjësi për të punuar me përkushtim.

Falënderojmë institucionet edhe për mundësinë e organizimit të tubimeve dhe veprimtarive bamirëse për mbledhjen e fondeve që do të mundësojnë realizimin e këtij projekti.

Italia është vendi ku shumë prej nesh kanë ndërtuar jetën, punojnë dhe rrisin fëmijët. Mirënjohjen ndaj saj e shprehim edhe përmes punës së ndershme, respektimit të ligjit dhe kontributit për të mirën e përbashkët.

Xhamia dhe Qendra e Kulturës Shqiptare synojnë të jenë një vatër besimi, edukimi dhe solidariteti, ku ruajtja e identitetit tonë shoqërohet me dialog, respekt dhe miqësi me shoqërinë italiane.

Me mirënjohje për mundësinë që na është dhënë dhe me përgjegjësi për atë që do të ndërtojmë së bashku!

Asociacioni i Kulturës Shqiptare Islame
Piza, Itali

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе