Home » Jusufi: Alfabeti ynë është simbol i dijes, bashkimit dhe identitetit kombëtar

Jusufi: Alfabeti ynë është simbol i dijes, bashkimit dhe identitetit kombëtar

by Simona Stoleska
4 views

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare, e organizuar në kuadër të manifestimit shkencor-kulturor “Ditët e Alfabetit 2026”. Organizator i manifestimit është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në konferencë, Jusufi mbajti edhe fjalë përshëndetëse. Ai e cilësoi manifestimin si të veçantë, sepse na rikthen te Kongresi i Manastirit i vitit 1908, ku u hodhën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe.

Dita e konferencës iu kushtua temës “Shkolla shqipe në mërgatë”. Jusufi theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe të përcjelljes së gjuhës shqipe te gjeneratat e reja që jetojnë larg atdheut.

“Alfabeti ynë është simbol i dijes, bashkimit dhe identitetit kombëtar”, shkroi Jusufi në statusin e tij, duke uruar Ditën e Alfabetit.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе