Sot zëvendës Drejtori i Agjencisë së Mërgatës Fatlum Jusufi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Shqiponja” nga Bresha e Italisë.Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim ndërmjet Agjencisë së Mërgatës dhe Shoqatës “Shqiponja”.Me këtë rast, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi i ndau Shoqatës Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të mërgatës shqiptare, si dhe dhuroi libra në gjuhën shqipe për fëmijët e diasporës. Në takim u vlerësua edhe kontributi i Shoqatës “Shqiponja”, dhe i z. Sherif Nuredinit në regjistrimin e fëmijëve të diasporës në programin e mësimit online të gjuhës shqipe, një projekt i rëndësishëm i Agjencisë së Mërgatës për ruajtjen e gjuhës amtare te brezat e rinj. Në përfundim të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në interes të mërgatës sonë.
Zëvendës Drejtori i Agjencisë së Mërgatës z. Fatlum Jusufi, priti në takim z. Sherif Nuredinin përfaqësues i Shoqatës “Shqiponja” nga Bresha e Italisë
7