Home » Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, zhvilloi takim me përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, zhvilloi takim me përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

by Simona Stoleska
12 views

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, zhvilloi një takim në qytetin e Gostivarit me përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim nga Zvicra.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Mërgatës dhe Unionit, me qëllim realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në shërbim të mërgatës shqiptare. Zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi shprehu gatishmërinë e plotë të Agjencisë për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe forcimin e lidhjeve të mërgimtarëve me vendlindjen.

Me këtë rast zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi ndau mirënjohje Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, në shenjë vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm. Agjencia e Mërgatës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me shoqatat e mërgatës.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе