Më 29 gusht 2026, në Cyrih, do të mbahet Konferenca për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Zvicër, një aktivitet që synon të sjellë në fokus sukseset, sfidat dhe të ardhmen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.
Konferenca do të nisë në orën 15:00, në Bäckeranlage, Hohlstrasse 67, 8004 Zürich, dhe pritet të mbledhë përfaqësues të organizatave shqiptare, mësues, prindër dhe të interesuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe te brezat e rinj që jetojnë në Zvicër.
Në qendër të diskutimeve do të jetë mësimi i gjuhës shqipe në Zvicër, me vëmendje të veçantë te rezultatet e arritura deri më tani, vështirësitë me të cilat përballen shkollat dhe mësuesit e mësimit plotësues, si dhe perspektiva e organizimit të tij në të ardhmen.
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe ka një rëndësi të veçantë për fëmijët shqiptarë që rriten në Zvicër, jo vetëm për përvetësimin e gjuhës amtare, por edhe për ruajtjen e lidhjes me kulturën, identitetin dhe trashëgiminë shqiptare.
Konferenca organizohet me pjesëmarrjen e Kuvendit Shqiptar, LAPSH-it, CH-Apen, Shoqatës Studenti dhe Shoqatës Arsimi.
Konferenca për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Zvicër
Data: 29.08.2026
Ora: 15:00
Vendi: Bäckeranlage, Hohlstrasse 67, 8004 Zürich