Të dashur prindër dhe familje,
Shkolla Iliriada në Antwerpen ju hap dyert më 30 gusht 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, për një Ditë Informuese.
Ftojmë me shumë kënaqësi të gjithë prindërit dhe familjet, si ata që tashmë i kanë fëmijët të regjistruar në shkollën tonë, ashtu edhe ata që ende nuk i kanë regjistruar, të na vizitojnë dhe të njihen nga afër me shkollën tonë.
Gjatë kësaj dite do të keni mundësi:
- të vizitoni ambientet dhe objektet e shkollës;
- të njiheni dhe të bashkëbisedoni me mësimdhënësit;
- të takoni drejtorinë e shkollës;
- të merrni informacione të hollësishme për vitin shkollor 2026–2027;
- të merrni përgjigje për pyetjet tuaja rreth organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor;
- të kryeni edhe regjistrimin fizik të fëmijëve për vitin e ri shkollor.
Data: 30 gusht 2026
Ora: 10:00–12:00
Adresa: Shkolla Iliriada – Ten Eekhovel ei 211, Deurne, Antwerpen
Kontakti: 32 468 29 05 12
Ju mirëpresim me shumë kënaqësi!
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës Iliriada – Belgjik