Home » Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi priti në takim Dr. Bashkim Aliu, anëtar i Kryesisë së FIDS-it në Zvicër

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi priti në takim Dr. Bashkim Aliu, anëtar i Kryesisë së FIDS-it në Zvicër

by Stanela S
19 views

Sot në një vizitë zyrtare, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës së RMV-së, Fatlum Jusufi, priti në takim Dr. Bashkim Aliun, anëtar i Kryesisë Qendrore të Federatës së Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), imam në Xhaminë Shqiptare në Zürich-Seebach.

dhe kryesues i Këshillit të Dijetarëve të Kantonit të Zürich-ut.

Në takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, identitetit kombëtar dhe vlerave kulturore e fetare te bashkatdhetarët në mërgatë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte që forcojnë lidhjet me mërgimtarët tanë.

Gjatë takimit, Dr. Bashkim Aliu i dhuroi zëvendësdrejtorit Fatlum Jusufi disa libra, ndër të botuara nga Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, si dhe vepra të autorësisë së tij.

Nga ana e tij, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi i dhuroi Dr. Bashkim Aliut disa libra në gjuhën shqipe, të botuara nga Agjencia e Mërgatës, të dedikuara për fëmijët e mërgimtarëve me synim ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе