Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës z. Fatlum Jusufi sot mirëpriti Kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Zvicër, z. Guximtar Alushi. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimi i urave lidhëse mes Agjencisë dhe shoqatës që ai udhëheq, me qëllim forcimin e lidhjeve me diasporën. Me këtë rast, zëvendësdrejtori i ndau mirënjohje për kontributin e tij të çmuar. Angazhimi i tij dhe i shoqatës ka një rëndësi të veçantë në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në diasporë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe në mbështetjen dhe organizimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në diasporë.
Zv. Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi takoi Guximtar Alushi, kryetar i SHKSH “Bashkimi” në Zvicër
34
previous post

