Të nderuar mërgimtarë!
Me shkresën e Agjencisë për Emigracion të drejtuar në Ministrinë e Drejtësisë, pas reagimeve të mërgimtarëve për sjelljen jokorrekte dhe joprofesionalet të nëpunsave civile që punojnë nëpër sportelet e institucioneve, ku nga ana e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, na kanë njoftuar se janë ndërrmarë të gjithë masat në zyrat dhe njësitë rajonale që janë në përbërje të DULA-së, ku është përcjellë rekomandime për qasjen e mëtutjeshme në pajtim me dispozitat pozitve dhe aktet nënligjore.
Njëherit, nga ana e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë apelojnë në qoftë se ka çfardo lloj keqëpërdorim nga ana e nëpunësve, të na njoftoni në kohë për personat përgjegjës përmes paraqitjes së parashtresave, me qëllim për të ndërmarrë masa përkatëse dhe saksionimin të nëpunësit caktuar.
Në kuadër të kompetencave për kujdesin e pozitës dhe drejtat e mërgimtarëve, Agjencia për Emigracion në vazhdimësi i përcjell nevojat dhe problemet e mërgimtarëve deri në institucionet përkatëse, me të vetmin qëllim që të njoftohen dhe për gjetjen e zgjidhjes.
Të nderuar qytetarë,
Në qoftë se dëshironi t’i paraqitni ndonjë padrejtësi të punës së nëpunsave shtetëror që janë të punësuar në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë, duke përfshirë korropcionin dhe kërkesën për mito, Ju lutemi që të njejtët të paraqiten në numrin e telefonit 02 3223-789 dhe emailin contact@uvmk.gov.mk ose në adresën Bul. Shën. Kirili dhe Metodi nr.54, 1000 Shkup. https://uvmk.gov.mk/