Home » Nura siguron bursa për Studime Arkeologjike për Studentët Shqiptarë nga Mërgata në SHBA

Nura siguron bursa për Studime Arkeologjike për Studentët Shqiptarë nga Mërgata në SHBA

49 views

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mërgatën në Maqedoninë e Veriut, z. Izmit Nura, realizoi një vizitë në Çikago, në SHBA, ku takoi organizata dhe bashkëvendas shqiptarë që jetojnë në Mërgatë. Gjatë kësaj vizite, z. Nura ngriti çështjen e mungesës së kuadrit profesional dhe fatit të artefakteve historike, duke theksuar rëndësinë e studimeve arkeologjike në rikthimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Pas takimeve me Shoqatën Prespa, Shoqatën Uskana dhe Shoqatën Valët e Liqenit, përfaqësuesit e këtyre organizatave shqiptare në SHBA u zotuan se për vitin akademik 2023/2024 do të ndajnë 3 bursa me financim 100% të studimeve për studentët që do të studiojnë Arkeologji në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Në këtë takim, u arrit edhe një marrëveshje për formën dhe mënyrën e implementimit të këtyre burseve, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes së studentëve dhe formën e realizimit të bursës.

Të gjithë ata që janë të interesuar për këto bursa, do të njoftohen në muajin e ardhshëm për konkursin dhe kriteret e përzgjedhjes.

Në fund të takimit, zëvendësdrejtori Nura i falenderoi të pranishmit për përkushtimin e tyre ndaj atdheut dhe trashëgimisë historike të vendit tonë. Ai po ashtu shprehu shpresën se kjo iniciativë do të ndihmojë në rritjen e numrit të specialistëve në fushën e arkeologjisë në Maqedoninë e Veriut, dhe në kthimin e këtyre artefakteve në vendin e tyre të vërtetë.

Ndërsa mërgata shqiptare në SHBA ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për kujdesin e zotit Nura dhe për vizitën e tij zyrtare. Ata kanë shprehur se takimet e këtij lloji janë më se të nevojshme për t’u ngritur probleme dhe për të gjetur zgjidhje në lidhje me çështjet që prekin komunitetin e tyre në SHBA. Mërgata shqiptare e ka quajtur Agjencinë për Mërgatën një urë lidhëse mes shtetit pritës dhe atdheut, duke e vlerësuar veçmas punën e zëvendësdrejtorit Nura në mbështetjen e tyre dhe në ngritjen e çështjeve të Mërgatës në formë institucionale.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!