Home » Mbledhja e parë e kryesisë së Shoqatës shqiptare Nerashti në Danimarkë

Mbledhja e parë e kryesisë së Shoqatës shqiptare Nerashti në Danimarkë

31 views

“Mbledhja e parë e kryesise 2023”

 

Si fillim janë blerë keto mjete nga kryesia e re 2023.

Laptop – 4055,50 DKK

Boks dhe kuti per çelsat – 354 DKK

Blloqe per antarsim – 281,25 DKK

Tema 1

“Fitrat”

Vendim i kryesis , Fitrat dhe punët e xhamis, duhet të caktohet një keshill xhamie me 2 persona.

Kryesia e Shoqatës sivjet nuk do të bëj grumbullimin e fitrave si më parë.

Tema 2

“Sistemi i ngrohjes”

Një abonim përr servisimin e sistemit të nxemjes me një kompani daneze , çdo 6 muaj servisim.

Blerimi dhe Burimi e marin iniciativën për marreveshjet e kësaj pike.

Kryesia mer vendim dhe pajtohet në këto pika.

Tema 3

“Marreveshje servisesh”

Një marreveshje me disa kompani ose individ mjeshtrish ne lidhje me VVS , Elektriker, ventilation ,maler etj..

Besari e mer iniciativën për këto çështje.

Tema 4

“Lojra shahi”

Te blihen dy lojra të shahut. –

Iniciativën e lojrave të shahut e mer Fisniki.

Tema 5

“Kariget”

Mbështellja e karigeve, iniciativë e marë nga Besari, të renovohen me shtof te ri nga Besari.

Tema 6

“Aparati i kafes i vjetri”

Te nxjeret ne shitje për arsye se nuk nevojitet dhe e panevojshme te zëre vend.

Iniciativa e Besarit.

Tema 7

“Aparati i kafes per Espresso”

Kuzhina ta marë iniciativën për sjelljen/blerjen e një aparati për kafe espresso .

Kafeja me po të njëjtat çmime si kafet tjera.

Tema 8

“Kompjutori dhe printeri në dhomën e mbledhjes”

Per arsye të hapsirës së limituar në dhomën e mbledhjeve, kompjutori dhe printeri të nxjerrim nga perdorimi, dhe si zëvendsim te perdoret laptopi i ri që është blejtë për detyrat e kryesis, kodimin e çipave etj.

Kompjuteri i vjetër është thuajse jo funksional dhe harxhon më shum rrymë.

Tema 9

“TV që është në dhomën e mbledhjes”

Televizori të montohet në xhami për informacione të vakteve te namazit.

Tema 10

“Kërkesë nga gratë”

Ne shkurt/mars gratë kanë shfaqë deshirë të kenë në dispozicion lokalin e shoqatës për një organizim.

Me vendim te kryesis , grave ju jepet e drejta per organizimin dhe perdorimin e lokalit të shoqatës.

Tema 11

“Dhoma afër kuzhines”

Dhoma te pastrohet dhe të shëndrohet në dhomë ku duhani ndalohet, te rregullohet me standarde për loja shahu, si dhe nje lloj mini librarie në shërbim te antarve që kanë nevojë për më shumë qetësi dhe larg duhanit.

Tema 12

“Sponzorët”

Të meret iniciativë për grumbullimin e mjeteve nga sponzorët që janë edhe njëherit edhe antarë të shoqatës.

Sponzorët që kontribojn në shoqatë të listohen nëpër lista ose ekrane, ku shfaqen te gjithë kontribuesit apo kompanitë që kanë kontribuar.

Pritshmeritë janë që të grumbullojmë afërsisht 40.000 – 60.000 DKK nga sponzorimi.

Tema 13

“Festa e verës”

Një organizim te stadionet ku ekipi jone i futbollit luan ndeshjet e tyre, ku familjarisht te organizohemi me aktivitete te llojëllojshme , per te gjitha grupmoshat, bura, gra , femije si dhe sjelljen e ushqimeve te llojëllojshme.

Në këtë organizim te prezantohen të gjithë sponzoruesit dhe kontribuesit si një falenderim per kontributin e tyre perpara pjesmarëseve.

Festa do te vlejë vetëm për antarët/familjet që janë pjesë e shoqatës.

Tema 14

“Investim te dhoma e te rinjëve”

Të blihet nje futboll dore, si dhe një pikado elektrike.

Te blihet nje playstation 4, dhe disa Joysticks për dhomën në fjalë.

Tema 15

“Riparime të ndryshme”

Qeshmat nalt të ndrohen/rregullohen , dy qeshme elektrike me senzor të montohen per pastrimin e duarve.

Qeshmat poshtë të rregullohen/ndrohen nga Ylberi (Ylber Dauti – VVS)

Për qeshmat dhe lavamanët e reja , Besari e mer iniciativen.

Dritat e xhamisë të ndryshohen dhe të bëhen me drita të njëjta, e jo me ngjyra të llojëllojshme si që janë momentalisht, qëllimi është që të kete me shumë ndriqim në xhami.

Llama ne koridor te çmontohet, dhe të montohen drita LED për më shum ndriqim.

Dritarja ne dhomën e të rinjëve te rregullohet.

Ventilimi ne te gjithe objektin te riparohet dhe te rregullohet . ( Flamuri dhe Jetmiri të vinë për nje kontroll për këtë qështje).

Nxemja te kodohet që mos të kete akses secili të ndryshoj temperaturen ne lokal.

Shupa poshtë të pastrohet dhe vetëm vaskemaskine të jetë aty e montuar.

Tema 16

“Ekstra”

Çdo antarët të paiset me medlemsnummer apo (numër personal ID).

Në rastë se dikush paguan për më shumë se një person, ose kategori të ndryshme ( Student, Penzioner ), apo pagesën e kryen nga ndonjë numër tjetër në MobilPay , e kemi më të lehtë të verifikojmë antarsimin, si dhe evitojmë gabimet që mund të shfaqen nëpër listat e antarsisë.

Internet/kanale televizive daneze. (Burimi e mer iniciativën për Internet dhe kanale).

Këto janë temat që u diskutuan dhe disa vendime që u morën në mbledhjen e parë të kryesis së re.

Me respekt dhe transparencë për antarët e shoqatës

Kryesia

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!