Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov, realizoi takim pune me drejtoreshën e Muzeut lokal arkeologjik dhe historik “Terakota” në Vinicë, Sara Danevska.
Muzeu paraqet një thesar i pasur me artefakte të ekspozuara, me theks të veçantë mbi ikonat e terrakotës, të cilat janë trashëgimia kulturore më të eksportuar nga Maqedonia dhe Komuna e Vinicës në ekspozita ndërkombëtare në mbarë botën. Këto ikona përfaqësojnë gjetjet arkeologjike më ekskluzive nga lokalitetet e Kalasë së Vinicës, të zbuluara në lokacione të ndryshme brenda Kalasë. Ikonat kryesisht paraqesin kryesisht skena e kaluara më të vjetëra.
Drejtori Angellov dhe Drejtoresha e Muzeut Danevska në kuadër të kompetencave u dakorduan që të krijojnë Memorandum për bashkëpunim, me qëllim që të prezantojnë disa artefakte para mërgimtarëve që janë jashtë vendit.