Përfaqësuesit e shoqatës “Maqedonasit nga Anglia Lindore” e vizituan Agjencinë e Mërgatës dhe zhvilluan takim pune me drejtorin Goran Angellov, dhe udhëhqësen e njësisë për informim, Iskra Trojaçanec Najdenovska.
Gjatë këtij takimit, kryetari Igor Jovanov dhe nënkryetari i shoqatës Igor Simonov, informuan për aktivitetet e shoqatës së sapoformuar dhe nevojat për mësimin e gjuhën maqedonase, heqjen vizave turistike për në Angli, nevojën për komunën kishtare, si dhe krijimin e bazës për mërgimtarët profesionist të fushave të ndryshme me qëllim për krijimin e lidhjeve të tyre.
Drejtori Angellov i informoi se Agjencia e Mërgatës në kuadër të kompetencave do të jap mbështetjen dhe do të aktivizohet në të gjitha aktivitetet e theksuara dhe në shenjë mirënjohjeje dhe shprese për bashkëpunim në të ardhmen u dhuroi një ikonë terrakote.