Dortmund, 27 prill 2025 – KF Sharri dhe Shoqata Kulturore Uskana Dortmund kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje, gjatë një ceremonie të mbajtur në lokalet e KF Sharri në Dortmund.
Marrëveshja u firmos nga kryetari i KF Sharri, z.Valentin Rexhepi, dhe kryetari i Shoqatës Kulturore Uskana Dortmund, z. Sheza Veliu, në prani të kryesive përkatëse.
Ky bashkëpunim synon forcimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore në komunitetin shqiptar në Gjermani, si dhe rritjen e mbështetjes së ndërsjellë në projekte të përbashkëta.
Të dy palët shprehën entuziazëm për këtë partneritet dhe u zotuan për një bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë.