Home » Shoqata “SOS Vita” do të ndajë 45 karroca për Ramazan

Shoqata “SOS Vita” do të ndajë 45 karroca për Ramazan

57 views

Kryetari i shoqatës për persona me nevoja të veçanta “SOS Vita”, Ertan Shaqiri, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shoqata do të ndajë 45 karroca për personat të cilët nuk mund të lëvizin vetë.

“U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve me zemër të pasur të japin mbështetje dhe t’i gëzojmë njerëzit me nevoja të veçanta, për të cilët siç tha Zoti i sprovon ata të cilët i don. Pse edhe njerëzit të mos na duan dhe pse institucionet të mos na kuptojnë. Është për të ardhur keq që në shekullin 21 të mos kemi kushte elementare”, deklaroi Shaqiri.

Ai shtoi se megjithatë ka njerëz humanë, siç është rasti me donatorët e karrocave të cilët kanë dashur të mbesin anonim, ndërsa përveç karrocave për lëvizje do të ndahen edhe karroca spitalore për këta persona, karroca për fëmijë, paterica.

“Numërojmë 180 anëtarë në shoqatës tonë dhe pa dallim të fesë ose kombit të cilit i takojnë anëtarët tonë, megjithatë të gjithë jemi njerëz. Këtë sprovë që e kam unë ose anëtarët tanë mund t’i ndodhë secilit”, shtoi Shaqiiri dhe bëri thirrje në ndihmë ndaj personave me nevoja të veçanta.

Ai paralajmëroi edhe pako ushqimore që do të ndahen gjatë muajit të Ramazanit për personat me nevoja të veçanta, gjithashtu nga donatorë anonim.

Sulejman Shabani, anëtar i shoqatës, deklaroi se është falënderues ndaj donarotëve për donacioneve të tyre humane.

Në pyetje të gazetarëve nëse janë të mjaftueshme kushtet që ofrohen për personat me nevoja të veçanta, Shabani tha se në vitet e fundit ka filluar me ndihmë pak më të madhe por se nevojitet edhe shumë punë.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!