Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër organizon turneun tradicional të futbollit, i cili do të mbahet më 21.06.2026, nga ora 09:00, në Sportstrasse, 4552 Derendingen.
Ky turne nuk është vetëm garë sportive, por edhe një takim i veçantë mes kërçovarëve këtu në Zvicër — një ditë bashkimi, shoqërimi dhe ruajtjeje të traditës sonë.
Ftojmë të gjitha ekipet, familjet dhe shoqërinë që të bëhen pjesë e këtij organizimi dhe ta kalojmë së bashku një atmosferë sportive e vëllazërore. Le ta kthejmë këtë turne në një festë të madhe të kërçovarëve!
Lejohen 2 lojtarë jashtë Kërçovës për ekip.
Shpërblimet:
Vendi I – 1000 CH
Vendi II – 300 CHF
Vendi III – 200 CHF
Pjesëmarrja – 150 CHF
Për paraqitjen e ekipeve kontaktoni: 079 150 38 77
Mirë se vini të gjithë ju presim të bëheni pjesë e këtij turneu tradicional që na bashkon çdo vit!