Nxënësit e mësimit shqip në Zagreb do të kremtojnë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare dhe Ditën e Mësuesit në një aktvitet që do të mbahet ditën e shtunë më 4.03.2023, në orën 12:00, në sallën e Shtëpisë Popullore Çeke, adresa Pavla Šubića 20, në Zagreb.
Me këtë rast nxënësit që mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, boshnjake, çeke, hungareze, maqedonase, polake, serbe dhe ukrainase në qytetin e Zagrebit dhe në Prefekturën e Zagrebit së bashku me mësueset e tyre kanë përgatitur programin:
MË FOL NË GJUHËN TËNDE
Nxënësit e klasës së gjuhës shqipe janë përgatitur për një prezantim dinjitoz të gjuhës shqipe.
Ky manifestim mbahet për nëntë vite me radhë në Zagreb me iniciativën e nxënësve të mësimit shqip dhe mësueses së Shkollës Tetëvjeçare “Eugena Kumičića“ të Velika Goricës në një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shkollat ku mësohen gjuhët e pakicave të tjera.
Organizator
Koordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit në bashkëpunim me mësueset.