Ditën e diel 11 qershor në oborrin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) në qytetin Riverdale – New Jersey, është përuruar sheshi i “Folesë së Shqiponjave” me zbulimin veprës së artit “Shqiponjës” një skulpture e madhe metali e derdhur në fonderi. “Shqiponja” është vepër dhe donacion i artistit Gëzim Ballabani, ndërsa veshja me mermer e bazamentit është donacion nga kompania “Royal Marble and Granite” në New Jersey Fadil Korça . Një shqiponjë, kjo, e derdhur në fonderi, e cila peshon rreth 3 ton, e lartë rreth 6 metra, dhe ka një bazament betoni prej 5 metrave katror me lulishten për rreth dhe ndriçim LED ngjyrë të kuqe. Ajo është vendosur me një pamje krejtësisht ballore, në hyrje të ndërtesës tre katëshe, e cila është dhe qendra më e madhe e shqiptarëve në Amerikë, e njohur si qendra e struganëve “Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC)” në qytetin Riverdale – New Jersey. Instalacioni është i quajtur “Foleja e Shqiponjês” i është dedikuar njerit prej simboleve tonë kombëtar atë shqiponjës me dy krena të flamurit kuq e zi.
Punimi artistik “ Shqiponja” u inaugurua me ceremoninë e prerjes së shiritit dhe zbulimin e mbulesës së mëndafshtë ngjyrë të kuqe, nga kryetari i kësaj Qendre z. Astrit Zhaku, ish kongresisti republikan i New York-ut, Joe DioGuardi- kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Paul Carrell, Kryebashkiaku i Riverdale, Michael Serra – Kryebashkiaku i Pomton Law, David Kohle – Kryebashkiaku i Pequannock, diplomati Fatmir Zajmi, Agim Ismaili, nga qendra kulturore “Hasan Prishtina”, Eddie Drishti kryetar i Shoqatës Rozafa, dhe ish deputeti i LDK-ës, Fation Bislimi, etj. Kreu i struganve në Nju Xhersi, Astrit Zhaku, pasi faleminderojë të gjithë ata që u bashkuan me struganët në këtë ceremoni, tha se kjo Qendër është e veçantë, “sepse, këtu komuniteti strugan mblidhet për të festuar festat tona kombëtare, festojmë e zhvillojmë aktivitetet e komunitetit strugan, kemi edhe shkollën shqipe që e kemi shkollën për fëmijët shqiptar në Nju Xhersi”. Ai më tej duke folur për këtë qendër tha se: “Kjo është një qendër multifunksionale e të gjithë komunitetit shqiptar. Këtu ne ruajmë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur Shqip” Ndërsa, duke folur për inaugurimin e instalacionit “Foleja e Shqiponjës” Zhaku, kujtojë se më 28 Nëntor 1443, Heroi ynë mbarë kombëtar dhe komandanti ushtarak legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti mbi kalanë e Krujës, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare. Ku në mes të flamurit është vendosur edhe një shqiponjë dykrenare “Eagle United” që përfaqëson të gjithë shqiptarët e bashkuar”, tha ai. Ndërkohë, vazhdoi kreu i struganve, që sot simboli ynë i krenarisë tonë kombëtare Shqiponja e zezë me dy krena, është duke u përuruar para qendrës tonë (Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ – Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), ne jemi mbledhur : “Për të nderuar kontributin e komunitetit strugan në New Jersey, themeluesit dhe veprimtarët e kësaj qendre madhështore, që së bashku kemi punuar kaq shumë dhe jemi duke punuar vazhdimisht për të ruajtur kulturën, historinë dhe traditë tonë. Falë këtij komuniteti kemi sot këtë vepër të mrekullueshme, e cila është vepër e Gëzim Ballabanit, për punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në këtë projekt, të dhuruar nga kompania “Royal Marble and Granite” në New Jersey, Fadil Korça etj” tha ai. Po ashtu në fjalën përshëndetëse në inaugurimin e instalacionit të ri të folesë së shqiponjës, kryetari i struganve Astrit Zhaku, tha se: “Ne kemi vendosur ta quajmë folenë e shqiponjës, sepse ky vend është pikërisht një fole e shqiptarëve, aty ku bëhemi bashkë të gjithë shqiptarët nga çdo anë e vendit. Duke u bërë bashkë në një vend për ta quajtur atë shtëpinë e tonë të përbashkët në ditët më të mira dhe të këqija”. Mbasi foli për instalacionin e “Folesë së Shqiponjës”, Zhaku tha se “ Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), është institucion i respektuar dhe i dobishëm të ndërtojë një imazh dinjitoz për gjithë komunitetin tonë. Dhe në mënyrë të vendosur kjo është si një qendër orientimi modern që synon zhvillimin dhe avancimin e shqiptarëve në Amerikë, që të qëndrojmë gjithmonë bashkë me një dëshirë dhe një qëllim për të ruajtur kulturën tonë , historinë dhe trashëgiminë“. Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti i bekoftë shqiptarët kudo në mbarë botën! përfundojë kryetari i struganve Astrit Zhaku. Pas fjalës së kryetarit të kësaj qendre moderatorja Gonxhe Meta, ftojë të përshëndetësin kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, zyrtar të lart lokal, Agim Ismalin dhe diplomatin Fatmir Zajmi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA. “Ditë e bukur me komunitetin shqiptar në Riverdale, NJ, në inagurimin e “Folesë së Shqiponjës,” organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” ku pata nderin të jem bashkë me heroin tonë të gjallë Joe DioGuardi dhe mikun Zikri Meta,” shkruan profesor Fation Bislimi në statusin e tij në Tweeter, duke shtuar se “Shqiptarë kudo në mërgatë e veçanërisht ata në SHBA janë kontribues të pazëvendësueshëm të kauzës sonë kombëtare si dhe hisedarë të shtetit të Kosovës!” Kurse, veprimtari i dalluar strugan Kalosh Sela, tha se “Kjo është një vepër e mahnitshme, që do rrisë krenarinë tonë shqiptare, dhe do ti jap një bukuri të jashtëzakonshme kësaj qendre ku bëhen bashkë shqiptarët. Në ndërkohë Grupet e valltarëve nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane, gjatë gjithë ceremonisë performuan me vallë e këngë nga të gjitha trevat.