Home » Me sukses u realizua Dita Konsullore në Frauenfeld

Me sukses u realizua Dita Konsullore në Frauenfeld

by Stanela S
39 views

Me 6 Qershor 2026, në Frauenfeld të Kantonit të Thurgaut, me shumë sukses u realizua Dita Konsullore, organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër dhe Xhaminë Mesxhidi Nur në Frauenfeld.

Ky aktivitet kishte për qëllim ofrimin e shërbimeve konsullore sa më afër qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, sidomos sa më afër dhe pranë qytetarëve të cilët jetojnë në distancë të largët nga Ambasada në Bern, në kantonet Cyrih, Thurgau, St. Gallen, Schaffhausen dhe rrethina.

Në një ambient tejet të mirë pune në Xhamia Mesxhidi Nur, na mirëpriten dhe na shërbyen ngrohtësisht dhe vëllazërisht, kryesia e Xhamisë, e udhëhequr nga kryetari Ilham Mustafi.

Nga ana tjetër, ekipi i ambasadës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga ambasadori, z. Rexhep Demiri dhe zëvendës ambasadorja znj. Valmira Sela-Sopa, me shumë kompetencë dhe profesionalizëm e shfrytëzuan mundësinë dhe i informuan qytetarët e pranishëm për punën që bën ambasada, u dhanë shumë informacione shtesë se çfarë duhet të bëjnë në raste të kërkesave, për rëndësinë për tu pajisur me Letërnjoftime, sidomos fëmijët nga mosha 16-të vjeçare.

Gjithashtu, u dhanë një numër i madh i shërbimeve konsullore, sidomos Flet-Udhëtime, autorizime për regjistrimeve të fëmijëve të porsalindur, por edhe shërbime tjera. Gëzon fakti që këtë ditë e shfrytëzuan shumë familje, kryesisht me fëmijët e tyre të vegjël, pa pasur nevojë të mundohen të vijnë deri në Bern.

Për bashkëpunimin dhe realizimin e përbashkët të Ditës Konsullore, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, u ndau Mirënjohje për ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Zvicër dhe Xhaminë Mesxhidi Nur – Frauenfeld.

Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, përfaqësuar nga kryetari, Kasam Selimi, nënkryetari, Baftir Nuredini, arkëtari, Ilir Tairi dhe anëtari i kuvendit, Hekurim Islami, e falënderuam dhe falënderojmë përzemërsisht ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demirin dhe ekipin e tij, si dhe kryetarin e Xhamisë Mesxhidi Nur – Frauenfeld, z. Ilham Mustafin dhe stafin e xhamisë për organizimin e përbashkët, që me sukses u ideua dhe realizua.

Kujtojmë se, Dita Konsullore ishte i paraparë në aktivitetet e Unionit Shqiptare të Gostivarit në Mërgim për vitin 2026, si një nga aktivitetet që ka për qëllim lehtësimin e shërbimeve për bashkëqytetarëve tanë.

 

Frauenfeld, me 6 Qershor 2026

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2026 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе