Shkruan Bexhet Asani
Struganët në Nju Xherzi kanë Qendrën Kulturore por frekuentojnë edhe kafenetë e tjera shqiptare. Më 7 janar 2023, rastësisht u takuam dhe oficeri i policisë amerikane, sherifi Lirim Kaba nga Struga, shfaqi dëshirën që ta bënim një fotografi të përbashkët. Njëzëri u dakorduam. E cili mund t’ ia prish oficerit Lirim Kabës?! Po kush është Lirim Kaba?
Kush është Lirim Kaba?
Lirim Kaba është me origjinë nga Veleshta e Strugës, të shpërngulur që prej kohësh në qytetin e Strugës. Si i ri ai ndoqi rrugën e vëllezërve të tij, mori rrugën e mërgimit si shumë struganë që shkelën tokën e premtuar – Amerikën që nga viti i largët 1968. Në fillim si të gjithë kurbetçinjtë bëri punë të ndryshme. Si i ri vendosi të kryej Akademinë Policore në Nju Xherzi. Ka mbi 22 vjet që shërben në Forcat e Policisë Amerikane. Sherifi i Policisë Amerikane Lirim Kaba, me punën e tij vetmohuese ka bërë emër në Rajonin ku punon. Ai është i nderuar nga koleget dhe kolegët e tij. Është pjesëmarrës në shumë projkte të organizuara nga Policia për komunitetin e Rajonit të Pasaikut.
Duhet theksuar se Oficeri i Policisë Amerikane Lirim Kaba, njëzetë e katër orë është në shërbim të Qendrës Kulturore të struganëve dhe të shqiptarëve në Rajonin e Pasaikut në Nju Xherzi. Ai është i nderuar nga struganët e tij, në shërbim të të cilëve ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë. Struganët krenohen me Sherifin Lirim Kaba, bashkëqytetarin e tyre.
Në foto nga e majta në të djathtë: Bexhet Asani, Mustafa Asani, oficeri Lirim Kaba, Bardho Çollaku dhe Baftiar Dika.