Të nderuar e të respektuar mësues/e,
Në këtë ditë ne ju nderojmë, për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë, dhe që po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e fëmijëve në mërgatë.
Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre. 7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit.
Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kalon dhe i ka kaluar për të ushtruar detyrën e tij fisnike.
Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN.
Gëzuar festën!
Me respekt,
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës
Izmit Nura