Home Kuzhina Tradicionale Ëmbëlsirë me kivi

Ëmbëlsirë me kivi

50 views

Përbërësit:

220 gr biskota,

80 gr gjalpë,

300 gr ajkë,

300 gr jogurt të pemëve (me shije kivi, dredhëz),

150 gr sheqer pluhur,

15 gr xhelatinë (1 qeskë e gjysmë),

100 ml ujë,

3-4 kivi.

Përgatitja:

Së pari grimcojmë biskotat, ia shtojmë gjalpin e shkrirë duke i përzierë. Me masën e fituar e mbulojmë fundin e tepsisë (tepsi për kek, e cila hapet anash duke e shtypur mirë).

Kremi:

Xhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy-tri lugë ujë, pjesën e mbetur të ujit e ngrohim, por jo të vlojë. Pasi uji të jetë gati, shtojmë xhelatinën, e cila ka qëndruar rreth 5 minuta duke i përzier.

Në anën tjetër përziejmë ajkën, jogurtin, sheqerin dhe në fund shtojmë xhelatinën e përgatitur.

Kivin e ndajmë në copa, e vendosim përmbi brumin nga biskotat dhe anash, pastaj shtojmë masën nga jogurti. Në këtë mënyrë shkon në ftohës, ku duhet të qëndrojë së paku 2-3 orë.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!