Të ndihmojmë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit!
Dega e bamirësisë në Shoqatën Atdhetare Dibra e udhëhequr nga Bekim Paçuku, do të organizojë grumbullimin e mjeteve (të hollve) për të ndihmuar familjet në nevojë gjate muajit të Ramazanit në qytetin e Dibrës.
Si do të organizohet:
– Do të shpërndahen pako ushqimore për familjet në nevojë me vlerë prej $100 për familje!
– Kompania “Dash Komerc” – Dibër, do të bëjë paketimin e ushqimit për cdo familje si dhe shpërndarjen e tyre nëpër shtëpitë e familjeve në nevojë – bashk me një grup mbykqyrës e caktuar nga SHAD!
– C’do person që dëshiron të ndihmon në këtë aktivitet bamirësie duhet të paguajë $100 për një familje, ose nëse keni dëshirë të ndihmoni më shumë falmije, atëherë ju caktoni numrin e familjeve që doni të ndihmoni!
Mënyra e pagesës:
Pagesa do të behet në Shoqatën Atdhetra Dibra:
– Cash (në zyren e shoqatës ose tek anëtarët e bordit)
– Credit Card
– PayPal
Kontakt:
Tel: 718-619-8474
Zyra e SHAD: 1880 Hylan Blvd, Suite 2R-5 Staten Island, NY 10305