Gjatë kohës së Mbrjëmjeve Strugane të Poezisë, në pjesën e programit, ku Agjencia e mërgatës e ndan çmimin “Stojan Hristov” për librin më të mirë me poezi nga mërgimtari, drejtori Sllobodan Blliznakovski, i ndau pllaketë-falënderimi për bashkëpunimin disa vjeçar drejtorit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Todorçe Tasevski.
Mes tjerash, drejtori Blliznakovski në Mbrëmjet Strugane të Poezisë i dhuroi edhe pikturën artistike me titull “Lihnida” nga piktori artistik Todor Jovanovski nga R.e Serbisë, i krijuar gjatë kohës së “Kolonisë artistike të mërgatës-Krushevë 2023” në organizim të Agjencisë së Mërgatës.