Home » Zgjidhet kryesia e re e Shoqatës “Iliriada” në Anterpen të Belgjikës

Zgjidhet kryesia e re e Shoqatës “Iliriada” në Anterpen të Belgjikës

by Rebeka Spasova
18 views

Të nderuar anëtarë të Shoqatës “Iliriada” Antwerpen–Vlandre Belgjikë

Me kënaqësi ju informojmë se më 16 maj 2025, në mbledhjen e radhës së Shoqatës sonë, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për rifreskimin dhe fuqizimin e strukturave drejtuese të Shoqatës dhe departamenteve të saj. Këto ndryshime janë bërë me synimin për të sjellë energji të reja, ide inovative dhe përkushtim më të madh në shërbim të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesia e re, e cila do të udhëheqë Shoqatën “Iliriada”:

1.Ismet Ademi – Kryetar

2.Qendresa Tahirsylaj – Nënkryetare

Përgjegjëse për Departamentin e Arsimit dhe Shërbimeve Komunitare

3.Xhersilda Agaj – Nënkryetare

Përgjegjëse për Departamentin Studentor

4.Shpresa Tinova – Nënkryetare

Përgjegjëse për Departamentin e Gruas, Komunikimit dhe Marketingut

5.Qani Rexhepi – Nënkryetar

Përgjegjës për Departamentin e Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë

6.Valon Lushtaku – Sekretar

Përgjegjës për Departamentin Disiplinor dhe të Ankesave, Kulturë, Art, Folklor, Rini dhe Sport

7.Petrit Mezini – Arkatar

Përgjegjës për Departamentin e Biznesit, Donatorëve dhe Financave

Po ashtu janë bërë ndryshime dhe emërime të reja edhe në drejtimin e departamenteve të Shoqatës:

1.Departamenti i Arsimit – Znj. Aferdita Cipi, Kryetare

2.Departamenti i Rinisë dhe Sportit – Z. Enea Agaj, Kryetar

3.Departamenti i Folklorit – Z. Isni Dajakaj, Kryetar

4.Departamenti i Forumit të Gruas – Znj. Admire Derguti, Nënkryetare

5.Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Historike – Z. Viktor Gjonaj, Kryetar

6.Departamenti i Biznesit dhe Marrëdhënieve me Donatorët – Z. Naim Osaj, Kryetar dhe Z. Enver Krasniqi, Nënkryetar

7.Departamenti i Komunikimit dhe Marketingut – Znj. Fitore Tafilja Mehmeti, Kryetare

8.Departamenti i Forumit Studentor – Znj. Mevisa Xhuli, Kryetare

9.Departamenti i Komisionit Disiplinor dhe Ankesave – Z. Xhezmi Merkaj, Kryetar

10.Departamenti i Shërbimeve Komunitare – Aktualisht në kërkim të kandidatit të përshtatshëm

Thirrje për kandidate të reja në Departamentin e Gruas:

Ftojmë të gjitha zonjat që kanë vizion, plane dhe projekte konkrete për fuqizimin e gruas në komunitet, të paraqesin kandidaturën e tyre pranë Kryesisë së Shoqatës. Kandidatja me programin më të mirë do të marrë drejtimin e këtij Departamenti të rëndësishëm.

Këto ndryshime përfaqësojnë një hap përpara në misionin tonë për të përfaqësuar dhe përkrahur komunitetin shqiptar në mënyrë më të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse.

Ju urojmë suksese të gjithëve në detyrat e reja dhe falënderojmë për besimin dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Ismet Ademi

Kryetar i Shoqatës “Iliriada”

Antwerpen–Vlandre, Belgjikë

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе