Shqiptarët e Wisconsit një potencial ekonomik e intelektual që meritojn angazhimin tonë për një bashkëpunim në nivelin e duhur.
Pritja në Qendrën kulturore islamike Shqiptaro-Amerikane në Kenosha do mbetet e paharruar për mua, mikpritja dhe emocionet që më shkaktuan vëllezërit Zeqiri nga Prespa më bën të ndihem krenar për angazhimin dhe përgjegjsin time institucionale.
Mirënjohja ime në emër të Agjencisë së Mërgatës u prit me lot nga këta heronj të heshtur.
Gjatë takimit bashkëbiseduam për shum halle të përbashkëta të vendlindjes, por me theks të veçantë për organizimin e proçesit mësimor të shkolles shqipe që funksionon në kuadër të qendrës.
Ju premtova se shtatori do i gjej me Abetaren e unifikuar se fëmijët tonë kudo që ndodhen në trojet tona dhe nëpër botë do të mësojn të njëjtat vjersha e tregime.
Më gëzoj fakti që gjat bashkëbisedimit përkundër faktit të vëretjeve ndaj nesh, gadishmëria e tyre për të investuar tek ne nuk mungon dhe se shqetësimi i tyre i vetëm është se duan të dëgjojn vetëm mir për kombin tonë.
Në këto aktivitete mbështetja e konsullit të përgjithshëm Petrit Musliu nuk ka munguar, një shembull se konsullata për mërgimtarët është një copë vendlindje.
Zoti ju bekoftë o heroj të heshtur.
Faleminderit