Shoqata Humanitare Diaspora Wil do të organizojë një turne të futbollit, që është humanitar.Ky është turne tradicional, ndërsa Shoqata Humanitare Diaspora Wil ka bërë thirrje që të marrin pjesë sa më shumë ekipe, që të jetë më madhështor dhe ndihma të jetë më e madhe
Turneu organizohet më 25 qershor në Bergholz Wil në katër fusha të futbollit, ndërsa regjistrimi i ekipeve do të jetë i hapur deri më 18 qershor.
Pjesëmarrja për ekipet dhe sponsorët është 150 franga, ndërsa gjithashtu do të ketë edhe shpërblime për tri vendet e para. Të ardhurat do të shpërndahen për familjet me nevojë dhe projektet humanitare, shkruan albinfo.ch