Në kuadër të mbështetjes për të rinjtë shqiptarë në Zvicër, do të organizohet një mbrëmje informative për dy projekte arsimore të rëndësishme: TUTOR#SHQIP dhe DITURIA+. Kjo ngjarje ka për qëllim t’u ofrojë mundësi dhe mbështetje nxënësve shqiptarë në zhvillimin e rrugës së tyre arsimore, shkruan albinfo.ch.
Mbrëmja do të zhvillohet më 14 maj 2025 në orën 18:30, në Universitetin e Cyrihut, në sallën KOL-G-217. Gjatë kësaj ngjarje, mësuesit, studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të njihen me mundësitë që ofrojnë këto projekte për zhvillimin edukativ të të rinjve shqiptarë në Zvicër.
Ftohen të gjithë ata që kanë interes për arsimimin dhe mbështetjen e rinjve shqiptarë të marrin pjesë në këtë ngjarje informuese, shkruan albinfo.ch.