Home Faqet e mërgimtarëveEvropë MBAHET KUVENDI VJETOR I KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR

MBAHET KUVENDI VJETOR I KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR

32 views

Me 22 janar, 2023, në lokalet e xhamisë “Ebu Bekër Es Sidik” në qytetin Biel/Bienne, në kantonin e Bernit, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër i zhvilloi punimet e kuvendit të rregullt vjetor, ku ishin të parapra 8 pika të rendit të ditës.

Mbledhjen e shpalli të hapur kryetari i Kuvendit të KMSHZ-së, Azir Jusufi, i cili i përshëndeti kuvendarët e pranishëm dhe u dëshiroi mirëseardhje, kërkoi që hapja e punimeve të kuvendit të bëhet me lexim të një pjese nga Kur’ani.

Pas leximit të asheres nga Kur’ani, kryetari i kuvendit vazhdoi me konstatimin e kuorumit duke i lexuar xhamitë anëtarëve me radhë sipas renditjes së alfabetit. Nga 54 xhami anëtare, në këtë kuvend, morën pjesë kuvendarë nga 54 xhami. Më pas, u kalua në miratimin e rendit të ditës, të protokollit të mbledhjes së fundit të kuvendit të mbajtur në vitin 2022, si dhe në pikat e rendit të ditës.

Në pikën e parë të rendit të ditës, kryetari i KMSHZ-së, hafiz Mehas Alija, paraqiti raport të detajuar për aktivitetet e kryesisë gjatë vitit 2022, dhe nënvizoi se puna e kryesisë, si dhe e atij si kryetar, ka qenë intensive dhe është shtrirë në disa rrafshe, duke theksuar në veçanti organizimin e seminareve për imamët e KMSHZ-së, përfaqësimin e KMSHZ-së në evente të ndryshme të xhamive anëtare, dialogun inter-religjioz, si dhe komunikimin me institucione relevante në Zvicër dhe në vendlindje. Në veçanti e apostrofoi bashkëpunimin me përfaqësuesit e organizatave islame të mërgatës shqiptare në Evropën perëndimore. Kryetari Mehas Alija në fund të ekspozeut të tij për aktivitetet e kryesisë, i paraqiti edhe disa nga aktivitetet më të rëndësishme të cilat kryesia palnifikon t’i realizojë gjatë këtij viti, duke i veçuar aktivitetet për festat e Nëntorit dhe ditët e mërgatës shqiptare në Zvicët. Ai e mbylli raportimin e tij me fjalët: “Puna intensive dhe kualitative e udhëheqësisë së KMSHZ-së, imamëve dhe e drejtuesve të xhamive anëtare, e ka ngritur reputacionin KMSHZS-së, si dhe e ka bërë një emër me respekt në shoqëri”.

Vend të rëndësishëm në punimet e kuvendit zuri edhe raportimi për finalizimin e projekteve të financuara nga KMSHZ pas tërmetit në Shqipëri, si dhe ndihmat për renovimin e konviktit të nxënësve në Medresenë Alaudin në Prishtinë, që u prezantua nga sekretari dhe përgjegjësi për këto projekte, Ismail Ademi.

Punimet e kuvendit kaluan në atmosferë konstruktive dhe kooperative, pasi delegatët treguan interesim dhe participuan me diskutimet dhe sugjerimet e tyre për çdo pike të rendit të ditës.

Në veçanti, për këtë kuvend, duhet theksuar miratimi i disa vendimeve që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të KMSHZ-së, si dhe angazhimin e kuvendarëve që kryesia e KMSHZ-së të punojë në drejtim të sigurimit të burimeve financiare të vazhdueshme për KMSHZ-në. Posaçërisht, fokusimi i kuvendarëve ishte në nevojën e formimit të bazës së sigurtë financare në Zvicër, nga kontributet e ndryshme të pjestarëve të mërgatës sonë në Zvicër, si dhe realizimin e projekteve të ndryshme në interest ë komunitetit musliman shqiptar dhe të shoqërisë në përgjithësi, këtu në Zvicër.

Nga ana e kuvendareve femra, u dha një vërejtje në lidhje me përfaqësimin e vogël të numrit të femrave në kuvend, edhe përskaj rekomandimit që nga tre kuvendarë të xhamive anëtare, njëri të jetë femër. U kërkua që kryesia e KMSHZ-së, të angazhohet më tepër në aktivitete me gjininë femërore, aktivizimin e sektorit të femrës, si dhe senzibilizimin e xhamive për nevojën e përfaqësimit të femrave në strukturat udhëheqëse të xhamive dhe në KMSHZ.

Në këtë kuvend u miratuan edhe aplikimet e tre xhamive të reja për anëtarësim në KMSHZ, me çka numri i xhamive anëtare të KMSHZ-së arrinë në 57 xhami.

Punimet e kuvendit i shpalli të mbyllura kryetari i kuvendit të KMSHZ-së, Azir Jusufi, i cili i falënderoi kuvendarët për pjesëmarrje në një numër kaq të madh në këtë kuvend, si dhe nikoqirin, imamin dhe kryesinë e xhamisë shqiptare në Biel/Bienne, për mikëpritjen dhe organizimin e shkëlqyeshëm të hapësirës së mbajtjes së kuvendit.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!