Dje filloi kolonia artistike e mërgimtarëve në organizim të Agjencisë së Mërgatës, në Krushevë.
Në kolonin artistike marrin pjesë mërgimtarët nga R. e Sllovenisë, R. e Serbisë, R. e Rumanisë, Mretërisë së Suedisë dhe Australisë dhe gjatë qëndrimit 6 ditor duhet të vizatojnë 2 piktura, ku një pikturë do të dhurohet Agjencisë së Mërgatës për qëllime bëmirëse.
Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Sllobodan Blliznakovski i përshëndeti pjesëmarrësit, iu falenderua për pjesmarrje dhe theksoi se përherë të dytë po ripërsëritet Kolonia Artistike për piktorët tanë që krijojnë në mërgatë, për këtë arsye dhe të interesimit të madh në të ardhmen do të ketë karakter tradicional.