57
Një donacion i vlefshëm për zjarrfikësit e qytetit
Në ambientet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Gostivar, sot pranuam një donacion i cili do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e NJTKZ-së.
Falenderoj për këtë donacion Shoqatën humanitare ndërkombëtare “Hasene” me seli në Gjermani, e cila na dhuroi një automjet zjarrfikësish me shkallë lëvizëse.I njëjti do të mund të shfrytëzohet për shuarjen e zjarreve në ndërtesa shumëkatëshe dhe ndërhyrje të ndryshme për nevojat e zjarrfikësve.
Me këtë do të lehtësohet ndjeshëm aksesi, ndërsa do të rritet edhe efikasiteti dhe shpejtësia e veprimeve gjatë punës së zjarrikësve tanë, shkruan në Fejsbuk, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari