Home » Takimi i realizuar mes drejtorit të Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov dhe kryetarit të Komunës së Nices Monferato, Simeone Nozenzo

Takimi i realizuar mes drejtorit të Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov dhe kryetarit të Komunës së Nices Monferato, Simeone Nozenzo

by Rebeka Spasova
39 views

Gjatë vizitës zyrtare në rajonin e Piemontes, drejtori i Agjencisë së Mrgatës, Goran Angellov, ka realizua takim pune me kryetarin e Komunës së Nices Monferato, Simeone Nozenzo, në nismën dhe organizimin e shkëlqyer nga ana e Shoqatës Maqedonase “Kamen Most (Il Ponte di Pietra)”, anëtarët e së cilës janë nga Nica Monferato dhe Kanelli, të cilët punojnë më shume se 15 vjet për promovimin e kulturës dhe traditës maqedonase, si dhe për bashkëpunimin mes komunave lokale ku jetojnë dhe punojnë një numër i madh maqedonasve në Itali dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë.

Takimi u mbajt në ambientet e Komunës së Nica Monferato në prani të këshilltarëve dhe përfaqësuesve të komunës, përfaqësuesve nga Shoqata Maqedonase Kamen Most, si dhe delegacionit të Agjencisë së Mërgatës.

Drejtori Angellov e informoi kryetarin Nosenzo për kompetencat e Agjencisë së Mërgatës në lidhje me kujdesin për të drejtat, pozitat dhe zhvillimit kulturor të mërgimtarëve dhe se dhe për numërin e madh të qytetarëve maqedonas që po migërojnë në Itali, duke hasur një pritje të ngrohtë, respekt, mundësitë për integrimin e tyre dhe se dyert për ta janë të hapura në të gjitha degët e ekonomisë.

Kryetari konfirmoi se në Komunën e Nicasë Monferato jetojnë një numër i madh maqedonasve që prej më shumë se 30 vjetësh, të cilët janë pjesë aktive e përparimit dhe ekzistencës së komunës. Kështu krijohet një urë miqësie dhe partneriteti mes dy shteteve dhe në të ardhmen është e mundur që të realizojmë një vizitë edhe nga ana e tyre, pasi për shumë aspekte ndjehen të ndërlidhura kulturat të R. e Italisë dhe R. e Maqedonisë.

Drejtori Angellov e informoi se edhe R. e Maqedonisë është e pasur me pasuri arkeologjike dhe trashëgimi kulturore dhe i dhuroi kryetarit të komunës Nosenzo  souvenir dhe kopje të mozaikut nga Heraklea.

Përfaqësuesit e shoqatës Kamen Most informuan se falë komunës dhe famullisë katolike për Nicanë Monferato, arritën të realizojnë ëndrrën e tyre shumëvjeçare, që t’u mundësohet përdorimin e objektit që më parë e përfaqësonte si qendër fetare dhe edukative, dhe sot do të marrë karakterin e qendrës kulturore dhe fetare maqedonase, ku maqedonasit nga Nica Monferato, Canelli dhe rrethinat do të realizojnë aktivitetet e tyre folklorike, shkollore dhe fetare.

Për këtë qëllim, drejtori i Agjencisë së Mërgatës,  Goran Angellov e vizitoi objektin e caktuar dhe u uroi suksese në punë. 

Në kuadër të programit, kryetari i komunës, Simeone Nosenzo, në shoqërinë e këshilltarëve të komunës, ftoi mysafirët të vizitojnë muzeun qytetar të gastronomisë, si dhe  fabrikat më të njohura të pijeve alkoolike në rajonin, “Berta”.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе