Home » Shoqata ndan pako ushqimore për familjet në nevojë

Shoqata ndan pako ushqimore për familjet në nevojë

71 views

100 pako me produkte ushqimore dhe higjienike janë përgaditur nga shoqata “Korita Thërret” për të ju dhuruar familjeve me të ardhura të ulëta gjatë muajit të shenjtë të Ramzanit. Vlera e një pakoje shkonte në 90 euro dhe të njejtat ishin siguruar nga bashkëatdhetarët tanë që ndodhën me punë në vendet e perëndimit. Janë ndarë 30 pako, kurse në fillim të Ramazanit ishin ndarë 20 pako. Deri në fund të tij do të duhet të ndahen edhe 50 pako, theksuan nga kryesia e shoqatës “Korita Thërret”.

“Janë përzgjedhur familjet me të ardhura të ulëta, jetimët, familjet që kanë dikë të sëmurë e të paaftë për punë. Ne jemi shoqatë që kujdesemi për përkrahje financiare të familjeve dhe personave me të ardhura të ulëta nga Korita, padyshim që bëhen edhe përjashtime, pasi kemi ndihmuar dhe do të ndihmojmë edhe familje që nuk janë nga fshati Koritë. Theksojmë se sikurse viteve të kaluara, edhe sivjet shpërndarja e pakove ushqimore bëhet në mënyrë të organizuar dhe me lista të përgatitura paraprake për familjet që kanë nevojë për t’u ndihmuar”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Korita Thërret”.

Ndryshe, shoqata “Korita Thërret” njihet për organizimin e aktiviteteve me karakter humanitar, me ç’rast përmes mërgimtarëve ata për çdo vit ndihmojnë me qindra familje në vendlindje.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!