Të dashur bashkatdhetarë,
Po afrohet periudha më e dashur për ne koha e pushimeve dhe rikthimit tuaj në vendlindje. Me zemër të hapur dhe plot mall, ju urojmë mirëseardhje në atdheun tuaj.
Ju që jetoni dhe punoni larg, jeni një pjesë e çmuar e kombit tonë. Sakrificat, përkushtimi dhe kontributi juaj për vendin janë të pazëvendësueshme. Ju sillni me vete jo vetëm mallin për atdheun, por edhe përvojat e idetë. Për ne ardhja juaj sjell gjallëri, dashuri dhe një ndjesi të veçantë bashkimi familjar. Vendi juaj ju pret gjithmonë me krahë hapur.
Mirë se vini në shtëpi MËRGIMTARË.