Më 26 korrik, në Ohër u hap në mënyrë solemne për 17-të herë Shkolla verore për mësimin e gjuhës maqedonase 2025, e organizuar nga Agjencia e Mërgatës. Në këtë shkollë do të marrin pjesë 41 fëmijë nga 10 vende të ndryshme të botës, me qëllim që përmes gjuhës amtare të afrohen me rrënjët e tyre dhe të forcojnë lidhjet me atdheun.
Në hapjen solemne, para pjesëmarrësve të Shkollës Verore iu drejtuan drejtori i Agjencisë së Mërgatës z. Goran Angellov, drejtoresha e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Maqedonase prof. dr. Kristina Nikollovska dhe tri mësueset e Shkollës: Sashka Solomonovska Janevska, Maja Jovanovski dhe Rozita Zakeva, të cilat japin mësim në gjuhën maqedonase në Kroaci dhe Maltë.
Shkollën e shpalli të hapur Iskra Trojaçanec Najdenovska, përgjegjëse për organizimin e Shkollës verore për mësimin e gjuhës maqedonase.
Përveç orëve, nxënësit do të kenë mundësinë të vizitojnë monumentet kulturore dhe historike të rajonit të Ohrit dhe të notojnë në ujërat e kristalta të Liqenit të Ohrit.
Shkolla Verore është projekt i Agjencisë së Mërgatës si pjesë e Programit të Qeverisë për shënimin e 80 vjetorit të kodifikimit të gjuhës maqedonase moderne.