Home » Kryetari Arifi dhe SHE “Vllaznia” ndihmojnë skamnorët

Kryetari Arifi dhe SHE “Vllaznia” ndihmojnë skamnorët

58 views

Komuna e Likovës në bashkëpunim me Shoqatën për Edukim “Vllaznia” ka shpërndarë pako për muajin e shenjtë të Ramazanit për gjithsej 62 familje. Veç kësaj u shtrua edhe iftar, aktivitet ky i cili realizohet ndër vite.

“Komuna e Likovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën për Edukim “Vllaznia”, ku në suaza të aktiviteteve të saj gjatë muajit të Ramazanit, shtroi iftar për jetimët e Komunës së Likovës dhe Kumanovës, aktivitet ky tradicional për shumë vite me radhë, por i cili për shkak të pandemisë dy vitet e kaluara nuk u realizua.

Përveç iftarit gjithashtu u realizua shpërndarja e 62 pakove ushqimore për 62 familje me jetimë si ndihmë shtesë për të begatuar sofrat e tyre gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Lusim Allahun që donatorët t’i shpërblejë, dhe njëkohësisht apelojmë që të përkrahen aktivitetet me jetimët, sepse nevoja është evidente në këtë drejtim”, shkruan kryetari i Likovës, Erkan Arifi.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!