Home » Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit organizon koncert me insturmente folklorike

Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit organizon koncert me insturmente folklorike

by trinitymedia
132 views

Të dashur shqiptarë,

 

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë të dielën, më

1.10.2023, në orën 20:00, në

KONCERTIN ME INSTRUMENTE FOKLORIKE, interpretues Grupi instrumental Reka e Epërme, Adnan AliuEmin Xhaferi dhe Vigan Ajdari.

Vendi: Salla e madhe e Shtëpisë së Gazetarisë Kroate, adresa Perkovčeva 2, në Zagreb.

Për ruajtjen e traditës dhe gjuhës shqipe, rapsodët e trevave shqiptare kanë kultivuar dhe ruajtur këngët, vallet shqiptare dhe punimin e veglave muzikore.

Malësia e Rekës së Epërme (Gostivar – Dibër) është specifike për veshjet dhe punimin e instrumenteve muzikore shqiptare: fyellit, kavallit, daireve, lodrave dhe gajdeve.

Një mjeshtër i veçantë i kësaj treve është Adnan Aliu, i cili në puntorinë e vetë prodhon vegla muzikore dhe njëkohësisht interpreton në instrumentet popullore si kavalli dhe gajde.

Grupi instrumental Reka e Epërme njëkohësisht do të përfaqësojë pakicën shqiptare në programin artistik që do të mbahet të dielën më 1.10.2023, në Paviljonin e Parkut Zrinjevac, prej orës 10:00-13:00,

në manifestimin Ditët e Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit, të cilin e organizon Koordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit

në bashkëpunim me të gjitha këshillat dhe përfaqësitë e pakicave kombëtare të Zagrebit.

Në manifestim do të marrin pjesë 18 pakica kombëtare: shqiptare, boshnjake, malazeze, çeke, hungareze, maqedonase, rome, sllovene, srbe, bullgare, polake, ukrainase, ruse, rusine, sllovake, italiane, turke, hebreje, që do të prezantojnë veshjet popullore, krijimtarine foklorike e muzikore, botime e materiale te tjera promovuese, si dhe ushqime tradicionale.

Shqiptarët do të prezantohet me:

1/. Program artistik nga Grupi instrumental Reka e Epërme

2/. Sfilatë e veshjeve popullore 3/. Stendë me libra, revista e materiale promovuese

4./ Punime dore të nënave duararta

5./ Gatime të kuzhinës tradicionale shqiptare

Manifestimi fillon në orën 10:00-13:00.

Mirë se vini!

 

Shkruar në fejsbuk nga Shuip Ziberi

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе