Home » Zv. Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi takon Shoqatën e Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Shoqatën e Mërgimtarëve të Haraçinës në Zvicër

Zv. Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi takon Shoqatën e Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Shoqatën e Mërgimtarëve të Haraçinës në Zvicër

by trinitymedia
4 views

Gjatë vizitës disa ditore në Zvicër, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi, u prit nga udhëheqësia e Shoqatës së Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Haraçinës, në kuadër të festës së 22 nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në ambientet e Shoqatës së Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Haraçinës në Zvicër, u realizua takimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi me udhëheqësinë e Shoqatave të Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Haraçinës, u prezantoi disa ide dhe nisma që duhet të bëhen nga mërgimtarët tanë bashkërisht me ne, si urë lidhëse në mes shoqatave të mërgimtarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut.

Në veçanti, u theksojë për regjistrimin e fëmijëve që janë të lindur në mërgatë, që nënkupton marrjen e nënshtetësisë të RMV-së, parashtrimi i këkesës për të siguruar mësimdhënës të kualifikuar nga Maqedonia e Veriut, si shoqatat e juaja. Shoqatat e Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Haraçinës, e falenderuan për punën dhe kontributin që e jep zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi, në sferën e ruajtjes së lidhjes së mërgimtarëve me vendlindjen, si dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në diasporë.

Ndërsa, në fund të takimit, zëvendësdrejtori Jusufi u ndau mirënjohje Shoqatës së Mërgimtarëve të Sllupçanit dhe Haraçinës për kontributin e tyre ndaj vendlindjes, si dhe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona kombëtare në mërgat.

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво
error: Content is protected !!

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе