Home » Zgjidhet Kryesia e re e SHKS „Veleshta“ në Austri

Zgjidhet Kryesia e re e SHKS „Veleshta“ në Austri

79 views

Ditën e shtunë, më datë 25 Nëntor 2023, në Vjenë, SHKS „Veleshta“ mbajti takim zgjedhor.
Takimi u zhvillua para fillimit të turneut në futboll të vogël me rastin e Festës së Flamurit, në prani të një numri të konsiderueshëm të bashkëqytetarëve tonë.
Pas një diskutimi plot konsultime dhe sugjerime, u bë propozimi dhe emërimi i antarëve të ri.
Më pas njëzëri u zgjodh edhe Kryesia e Re, e cila në mandatin e ardhshëm do të jetë në përbërje si më poshtë:
Zaim Toska,
Valbona Nasufi,
Arijet Sheji,
Lavdrim Nasufi,
Xhemal Nushi,
Nami Reçi,
Bujar Bojku dhe
Drenit Nasufi.
Kryesia e re zotohet dhe do të angazhohet në përmbushjen e orientimeve dhe qëllimeve të Shoqatës, dhe mbetet e hapur për të gjithë ato individë,
dashamirë që në menyrë vullnetare të inkuadrohen dhe kontribuojnë në punën e mëtujeshme të Shoqatës.
Postet drejtuese mbrenda kryesisë do të përcaktohen në menyrë interne në mbledhjen e saj te parë.
Kryesisë së Re i urojmë sukses dhe punë të mbarë!

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2024 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!