Takimi ndërinstitucional u fokusua në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona në shërbim të diasporës shqiptare, me theks të veçantë tek shkëmbimi i përvojave, koordinimi i projekteve të përbashkëta dhe forcimi i lidhjeve me mërgatën.
Në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, palët u dakorduan që përmes aktiviteteve të përbashkëta të kontribuohet në ruajtjen e identitetit kombëtar, nxitjen e investimeve dhe përfshirjen aktive të diasporës në zhvillimin e vendit.