Të nderuar mërgimtarë,
Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në emrin tim dhe të Agjencisë së Mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut jua uron të gjithë bashkombësve këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe shkrimit të saj. Në këtë datë historike u mbajtë Kongresi i Manastirit.
Kongresi i Manastirit mbetet një gur themeli në historinë e gjuhës sonë, një moment kur dijetarët dhe atdhetarët shqiptarë bashkuan forcat për të krijuar alfabetin, që do të shërbente si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. Ky alfabet, më shumë se një mjet komunikimi, është një simbol i unitetit, përparimit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët!
Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Me respekt,
Zëvendës Drejtori i Agjencisë së Mërgatës
Fatlum Jusufi