Home » Shkolla Iliriada në Antwerpen të Belgjikës kërkon mësimdhënës

Shkolla Iliriada në Antwerpen të Belgjikës kërkon mësimdhënës

by Rebeka Spasova
2 views

Shkolla Iliriada në Antwerpen të Belgjikës ju ka bërë thirrje personave të kualifikuar në fushën e arsimit që t’i bashkohen pasi kanë nevojë për mësimdhënës.

Në shkollën Iliriada aktualisht janë të regjistruar 140 nxënës.

Njoftimi i shkollës:

Thirrje nga Shoqata Iliriada

Të dashur arsimdashës, të dashur mësuese dhe mësues,

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të kualifikuar në fushën e arsimit që të na bashkohen në Shkollën Iliriada në Antwerpen, Belgjikë, për dhënien e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Aktualisht, në Shkollën Iliriada janë të regjistruar 140 nxënës dhe, falë angazhimit të mësuesve tanë të përkushtuar, mësimi po zhvillohet me shumë sukses. Megjithatë, kemi gjithmonë nevojë për më shumë mësimdhënës për të përmbushur kërkesat në rritje.

Ju lutemi të paraqiteni për më shumë informacion në:

Departamenti i Arsimit

Теl. 0487 20 54 07

Tel. 0494 71 57 51

E-mail: info@iliriada.be

Me respekt,

Ismet Ademi

Kryetar i Shoqatës Iliriada Antwerpen, Belgjikë

Дополнително прочитај и за:

Агенцијата за иселеништво ги врши работите што се однесуваат на положбата и правата на иселениците од Македонија

Последни вести

© 2025 – Сите права се задржани | Агенција за иселеништво

Почитувани, заради подобро корисничко искуство, Агенцијата за иселеништво користи „колачиња“ ("cookies"). Се согласувам Прочитај повеќе

error: Content is protected !!