Në ambientet e Agjencisë së Mërgatës u realizua pritje zyrtare për Zëvendës Drejtorin e sapoemëruar, z. Fatlum Jusufi, nga ana e Drejtorit të Agjencisë së Mërgatës, Goran Angellov. Gjatë këtij takimit, u diskutuan prioritetet e punës, objektivat strategjike dhe mundësitë për bashkëpunim të ngushtë në funksione të avancimit të të drejtave dhe interesave të mërgatës shqiptare dhe gjithë diasporës nga Maqedonia e Veriut.
Drejtori Angellov i uroi mirëseardhje z. Jusufi dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë institucionale për realizimin me suksese të Strategjisë për Mërgatën të vitit 2024 – 2027.
Nga ana e tij, zëvendës drejtori Jusufi shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar me përkushtim dhe transparencë në përmbushjen e detyrave dhe në përfaqësimin e dinjitetshëm të mërgatës.
Pritja u zhvillua në një atmosferë pune konstruktive dhe me synim ndërtimin e komunikimi efikas me qytetarët jashtë vendit.