Sot prita në takim zëvendës drejtorin e Agjencionit të mërgatës, z.Izmit Nura.
Biseduam për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë së Kulturës dhe Agjencionit të mërgatës, ku do të mund të kyqeshin Institucionet kulturore në krijimin e një programi reprezentues para mërgatës shqiptare në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ram dakord që për një periudh të shkurtë, të realizohet edhe një takim bashkë me Institucionet kulturore siç janë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Muzikore, Ansambli Muzikorë, Teatri Kombëtar dhe Galeritë për të shtyrë përpara realizimin e kësaj nisme!